SHBA nderon viktimat nga masakra e Reçakut: Nxiti botën të veprojë

SHBA nderon viktimat nga masakra e Reçakut: Nxiti botën të veprojë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se SHBA-të qëndrojnë me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të kësaj masakre.

Në reagimin e ambasadës thuhet se, derisa nderohen viktimat, SHBA-të ripërtërijnë angazhimin për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin.

‘‘Sot, SHBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin. #KurrëHarro’’, ka shkruar ambasada.

 

 

Shpërndaje në: