KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që sot të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 14:30.
Përmes një komunikate për media, KQZ ka bërë me dije rendin e ditës për këtë mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 02 dhe 03/2025
3.Këshillat e KQZ
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i numerit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen, zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09 shkurt 2025
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit shtesë të vendvotimeve në qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në Bernë dhe Gjenevë
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurave të votimit dhe numërimit në vendvotim
3.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i udhëzuesit të pranim dorëzimit
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurave për QKN
3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i procedurave për VPNV
3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit operacional të sigurisë për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 09 shkurt 2025, që përfshinë shtatë (7) shtojca
3.1.9. Diskutim për QKN dhe QV
4. Të ndryshme