Haradinaj nga Suhareka: Katër vjet nuk ka qenë në rregull, me e ndreq situatën duhet me ia fillu prej sigurisë

Haradinaj nga Suhareka: Katër vjet nuk ka qenë në rregull, me e ndreq situatën duhet me ia fillu prej sigurisë

Kandidati për kryeministër dhe njëherit lideri i koalicionit AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Suharekë, ka falënderuar mbështetësit e tyre të shumtë të numër të mbledhur sonte në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

“Besoj që kur don Suhreka, i mund krejt. Njerëzit e Suharekës të pamundshmen mund ta bëjnë të mundshme”, tha fillimisht ai.

Edhe në Suharekë, Haradinaj përmendi rëndësinë e anëtarësimit në NATO.

“4 vjet nuk ka qenë në rregull, as qeverisja, as punët tona, as në planin e brendshëm, as në planin e jashtëm. Me e ndreq situatën, duhet me ia fillu prej sigurisë. Kur s’je i sigurtë si vend, nuk shkojnë punët lehtë. Siguria duhet me qenë e përhershme. E vetmja mënyrë me u siguru përjetësisht, është me u anëtarësu në NATO. Nëse anëtarësimi në NATO shkon shpejt, jemi shumë fitues”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në: