Kurtit i humb besimi, flet se si qeverinë do ta bëjnë partitë tjera
Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti po kërkon edhe një mandat për ta zgjedhur në krye të qeverisë. Kësaj radhe, Kurti po kërkon vetëm 500 mijë vota, por premtime se si do të qeverisë me vendin, nuk po ka.
Në retorikën e tij, kryefjalë ka qeverisjet e kaluara duke i kritikuar, por pa llogaritur këtu katër-vjecarin e tij të qeverisjes.
Kurti gjatë një takimi me disa qytetarë është shprehur mjaft skeptik se a do të jetë sërish kryeministër, apo jo.
‘’Qe se mrrijmë na, këta tjerët kanë me u bo si te Avdullah Hoti edhe njëherë më shumë. Kanë me u bo, e masandej sa e mbajnë, ta kqyrim’’, u shpreh Kurti.
Kurti së fundi u kritikua shumë për përmbajtjen e fjalimeve të tij gjatë fushatës në komunat e ndryshme të vendit.