Komoni: Gjakova, djepi i trimërisë dhe i kulturës, këtu ndjehet zemra e Kosovës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila mban numrin 137 në listën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, mes emrave të përzgjedhur, figuron edhe kandidimi i këngëtarit të mirënjohur, Hamdi Komoni, apo i njohur me emrin artistik, Lok Komoni.
Komoni ka falënderuar Gjakovën për mbështetjen e dhënë ndaj AAK-së duke e quajtur “djep i trimërisë e kulturës”.
Postimi i plotë:
Gjakova, djepi i trimërisë dhe i kulturës!
Faleminderit Gjakovë për shpirtin e madh, për mikpritjen dhe përkrahjen që na dhatë sot. Këtu ndjehet zemra e Kosovës, këtu vazhdon rrugëtimi ynë për një Kosovë fituese!
Më 9 shkurt, Gjakova dhe gjithë Kosova zgjedhin fitoren me numrin 137✅ dhe me mua me numrin 51.
Rroftë Gjakova, rroftë Kosova!