Lahi Brahimaj viziton veteranët në Viti: U zotova se do të jem zëri i tyre në Kuvend

Lahi Brahimaj viziton veteranët në Viti: U zotova se do të jem zëri i tyre në Kuvend
Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj i cili në listën zgjedhore mban numrin 90 sot ka vizituar selinë e organizatës së veteranëve në Viti.
Brahimaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se u zotua se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:

Në Viti vizitova selinë e Organizatës së Veteranëve, ku u prita nga kryetari Idriz Quni dhe shumë bashkëluftëtarë, me të cilët përjetësisht na mbajnë të bashkuar ditët e lavdisë. Në bashkëbisedim, u zotova per angazhimin tim të vazhduar për kategoritë e lirisë, e në të ardhmen edhe zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Kosova Fituese 137
Lahi Brahimaj 90

Shpërndaje në: