“Klubi yt mafioz do të përfundojë mbrapa grilave”-AAK i reagon ashpër Kurtit për sulmet ndaj Ramush Haradinajt
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka thënë se kryeministrit Albin Kurti “i vetmi njeri që ia zë rrugën” është Ramush Haradinaj.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Xhemaili ka thënë se:
“Albin Kurti, që s’ka lënë vlerë kombëtare pa luftuar, së fundi edhe UÇK-në, i vetmi njeri që po ia zë rrugën është Ramush Haradinaj. Prandaj, edhe e ndërsen krejt shpurën e tij kundër Ramushit”.
“Arsyeja e dytë është se Ramush Haradinaj ka arritur t’ia çjerrë maskën dhe ta shpërfaqë krejt siç është ai: mashtrues e antikombëtar. Është në panik të humbjes së pushtetit dhe, prandaj, nuk po zgjedh as njerëz as mjete për të luftuar krejt çka është shqiptare e çka është Kosovë. E këto të dyja, që nuk i ka ai, i ka Ramush Haradinaj” – ka shtuar ai.
Në fund, Xhemaili ka shtuar se klubi i Kutit do të përfundojë prapa grilave.
“Ai që hapur kërkoi eliminimin politik të Ali Ahmetit dhe UÇK-së në Maqedoni, sot po kokoriz kundër Ramushit, por kot e ke, o kokëprishur.
Klubi yt mafioz do përfundojë mbrapa grillave” – ka thënë ai.