“Trepça” largon nga puna dhe një punëtor, punësoi një anëtar të ngushtë të familjes së tij

“Trepça” largon nga puna dhe një punëtor, punësoi një anëtar të ngushtë të familjes së tij

Ndërmarrja “ Trepça”, ka larguar nga puna punëtorin Xh.T pasi që siç thuhet në vendimin e kësaj ndërmarrje, i njëjti ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe konfliktit të interesit, për arsye se i njejti me vendimin me nr. prot: 809 ka pranuar në punë anëtarin e ngushtë të familjes.

“Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr. prot: 318 të dt.14.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z. Xh.T”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Disiplinor

Me datën 14.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. Xh.T.

Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 6 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve me nr. prot: 1544 të datës 20.04.2011 lidhur me nenin 10 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të punëtorëve me nr. prot: 1544 të datës 20.04.2011, për shkak se i njëjti ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe konfliktit të interesit, për arsye se i njejti me vendimin me nr. prot: 809 ka pranuar në punë anëtarin e ngushtë të familjes.

Andaj Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr. prot: 318 të dt.14.01.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z. Xh.T.

Shpërndaje në: