Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro

Policia në Gjilan i ka shqiptuar gjobën prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre 3 muaj ndaj kundërvajtësit, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 137 km/h.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, thuhet në kumtesën për media.

Shpërndaje në: