Pacolli: Kam marrë ftesë të veçantë në inagurimin e Presidentit Trump

Pacolli: Kam marrë ftesë të veçantë në inagurimin e Presidentit Trump

Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka marrë një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump, më 20 janar.

Njoftimin e ka bërë Jetlir Zyberaj këshilltar i tij.

Njoftimi i plotë

Me ftesë të veçantë të Presidentit Donald J. Trump, Presidenti Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të SHBA-së me 20 janar.
Për Presidentin Pacolli, marrëdhënia midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë me rëndësi të veçantë, dhe lidhja e tij shumëvjeçare me Presidentin Trump pasqyron këtë përkushtim.
Presidenti Trump ka luajtur një rol kyç në avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ai ishte presidenti i parë amerikan që i bëri thirrje Serbisë të njohë Kosovën përmes një marrëveshjeje të njohjes reciproke dhe gjithashtu mundësoi njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Presidenti Pacolli është i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Kosova do të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj global, të tejkalojë izolimin ndërkombëtar aktual dhe të arrijë përparime të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë.
Ky moment përfaqëson një mundësi të re për të thelluar partneritetin strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shpërndaje në: