Krenar Xhaferi pas tubimit të LDK-së në Gjilan: Ky është ndryshimi
Kandidati për deputet në listën, Krenar Xhaferi ka thënë se ndryshimi po vjen, pas një tubimi të LDK-së me qytetarë në Gjilan të hënën.
Ai, në një postim në Facebook të hënën, publikoi fotografi nga takimi me qytetarë dhe tha se 9 shkurti do të jetë festa e LDK-së.
“124 është numri ynë, 9 shkurti festa jonë!”, tha ai.
“Ndryshimi po vjen! Nga Gjilani, tubim i dy nëndegëve të lagjes Dardania! Ky është ndryshimi”, u shpreh Xhaferi.
Xhaferi, i cili shërben si drejtor për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, mban numrin 32 në listën e LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.