Arben Gashi: LDK-në s’kanë mundur ta zhdukë as regjimi i Millosheviqit

Arben Gashi: LDK-në s’kanë mundur ta zhdukë as regjimi i Millosheviqit

Shefi i GP të LDK, Arben Gashi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti në tubim zgjedhor.

Gashi në Facebook tha se kundërshtarët që sot e përmendën LDK-në janë mushkonja.

Ai tutje thotë se LDK-në nuk ka mundur ta zhdukë apo ta vrasë as regjimi i Millosheviqit, dhe se s’ka britmë që e ndalë rikthimin e partisë së tyre.

 

Postimi i plotë:

Ne, në Pejë, jemi pasardhësit e kryengritësve politikë e ushtarakë kundër Jugosllavisë, luftëtarëve të lirisë, përfaqësuesve të Rugovës dhe rugovizmit. Rrëzë Rugovës, në vendin e fitoreve të palëkundura të LDK-së, çirrjet paskan vazhduar.

Pikërisht në Pejë, ku kundërshtarët që sot kanë përmendur LDK-në, janë thjesht mushkonja. Peja e fitoreve të mëdha edhe më 9 shkurt do t’u tregojë vendin.

LDK-në nuk ka mundur ta zhdukë apo ta vrasë as regjimi i Millosheviqit, sepse LDK ka lindur si frymëzim për popullin, të cilit i ka shërbyer me nder dhe besnikëri historikisht.

S’ka britmë që ndalon rikthimin e LDK-së.
9 shkurti do ta dëshmojë.
Bëhu ndryshimi.

Shpërndaje në: