Haradinaj për Kurtin: Hoqi nga buxhetimi rrugën e cila ishte paraparë të ndërtohej për një vit, çfarë borxhi ia pati Gjakova

Haradinaj për Kurtin: Hoqi nga buxhetimi rrugën e cila ishte paraparë të ndërtohej për një vit, çfarë borxhi ia pati Gjakova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës mosmirënjohës.

Haradinaj deklaroi kështu në tubimin zgjedhor të mbajtur në Gjakovë.

“Qyteti me numrin më të madh të të vrarëve në luftë, qyteti më i djegur dhe qyteti me numrin më të madh të luftëtarëve ia dha Kurtit 23 mijë vota. Dhe çka bëri ai? E ndali ndërtimin e rrugës deri në Gjakovë”, tha Haradinaj.

“Pra, e hoqi nga buxhetimi këtë rrugë e cila ishte paraparë të ndërtohej për një vit. Çfarë borxhi ia pati Gjakova?”, theksoi ai.

 

 

Shpërndaje në: