Abdixhiku nga Kamenica: Autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve

Abdixhiku nga Kamenica: Autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e Kamenicës është zotuar për përfundimin e autostradës së Anamoravës.

Sipas tij, ky është projekti dhe zotimi i LDK-së.

‘’Më lejoni, si njëri i kësaj ane që në Kamenicë ka kaluar sa herë kalonte për në Luginë, t’ju them e t’ju zotohem publikisht se autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve. Dy vitet e para deri në Bresalc. Më pas deri te Dheu i Bardhë. Ky do të jetë prioriteti i parë. Për 2 minuta… kaq mjafton nga kufiri deri në Gjilan të bëjmë gjithë këtë rrugë të madhe. Dhe për 17 minuta nga Kamenica deri në Prishtinë. Ky është projekti ynë, ky është zotimi ynë’’, tha Abdixhiku nga Kamenica.

Shpërndaje në: