Fatmir Limaj nga Gjakova: Koalicioni ynë ka vepra të mëdha në etapa të ndryshme

Fatmir Limaj nga Gjakova: Koalicioni ynë ka vepra të mëdha në etapa të ndryshme

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj pas tubimit zgjedhor në Gjakovë ka thënë se koalicioni i tyre dëshiron të bëjë vepra në gjithë Kosovën.

Ai në Facebook tha se besimi i qytetarëve i obligon që të kryejnë autostradën e Dukagjinit e aeroportin e Gjakovës.

Limaj po ashtu shkroi për zotimet e koalicionit  gjatë mandatit të tyre.

Postimi i plotë:

Gjakova konfirmon fitoren e vlerave, për Kosovën fituese, veçVEPRA!

Koalicioni ynë ka vepra të mëdha në etapa të ndryshme, ne duam të bëjmë vepra të mëdha anë e këndë Kosovës.

Besimi juaj na obligon ta përfundojmë autostradën e Dukagjinit, si dhe ta bëjmë aeroportin e Gjakovës model të suksesit.
Sonte, Gjakova dha porosi të qartë se më 9 shkurt do të ndeshkohen ata që kanë ofenduar qytetarin, që kanë nxitur urrejtje e përçarje, ata që për katër vite nuk arritën ta përfundojnë asnjë projekt.

Antarësimi në NATO, pavarsimi energjetik, ekonomi të zhvilluar, shëndetësi, arsim, janë zotimet tona për mandatin tonë, sepse bashkimi ynë është për Kosovën fituese, veç Vepra.

Shpërndaje në: