Gjendet pa shenja jete brenda një apartamenti gruaja 43-vjeçare në Prishtinë
Mjekët kanë konstatuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçe, e cila është gjetur sot në një apartament në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
Agron Borovci, zëdhënës në policinë e rajonit të Prishtinës, tha se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, mirëpo ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.
Konfirmimi i plotë:
Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç.
Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.