Musliu: Ata që refuzuan të ndajnë buxhet për ndërtimin e Akademisë Ushtarake në Aqarevë, nuk e meritojnë votën e qytetarëve

Musliu: Ata që refuzuan të ndajnë buxhet për ndërtimin e Akademisë Ushtarake në Aqarevë, nuk e meritojnë votën e qytetarëve

Kandidatje e PDK për deputete, Ganimete Musliu nga Aqareva ka thënë se pushteti që nuk lejoi ndarjen e buxhetit për ndërtimin e Akademisë Ushtarake atje nuk e meriton votën e qytetarëve të Aqarevës.

Ajo në Facebook tha se është koha të votohet për ata që e vlerësojnë zhvillimin e vendit.

 

Postimi i plotë:

Aqareva dhe Partia Demokratike sot janë një, ashtu siç ishin një Aqareva dhe UÇK-ja në vitin 1999. Ata që refuzuan të ndajnë buxhet për ndërtimin e Akademisë Ushtarake në Aqarevë, nuk e meritojnë votën e qytetarëve të Aqarevës. Është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë, nderojnë historinë tonë të lavdishme dhe e duan me të vërtetë Aqareven!
#mebedrihamzenkryeminister #kosovamundetmemirë #aqarevamundetmamirë❤️ #ganimetemusliu12

Shpërndaje në: