Federata e Notit të Kosovës mban kampin përgaditor për grupmosha të reja

Federata e Notit të Kosovës ka mbajtur kampin përgatitor për grupmoshat 2009-2013 në kompleksin ‘’Onix’’ në Istog.
Stërvitjet ishin për zhvillimin e aftësive teknike dhe fizike të notërve të rinj, si dhe për përgatitjen e tyre për sfidat e ardhshme.
Aktivitetet përfshinë stërvitje intensive dhe teknika të avancuara, duke kontribuar në rritjen e nivelit të performancës së sportistëve të rinj.
Gjumi dhe ushqimi me rregull ishin një faktor tjetër që e bën këtë kamp më efikas për qëllimin që kishte.