Prokuroria thërret konferencë për media në lidhje me rastin e Liridona Ademajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të mbajë sot një konferencë për media.
Në njoftimin e dhënë nga kjo prokurori u bë e ditur se Kryeprokurori Zejnullah Gashi do të mbajë një konferencë për media në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Kjo konferencë do të mbahet më 15.01.2025, me fillim nga ora 10:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.