Nënkryetari i partisë: BDI nuk është dëmtuar nga shpallja e Artan Grubit ‘non grata’

Nënkryetari i partisë: BDI nuk është dëmtuar nga shpallja e Artan Grubit ‘non grata’

Nënkryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi ka folur mbi pritshmëritë që ka kjo forcë politike mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu, Rexhepi është deklaruar edhe mbi përcaktimin nga Departamenti amerikan i Shtetit të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, përfaqësues i BDI-së, nën akuzat për korrupsion madhor.

Ai thotë se përgjegjësitë janë individuale dhe se shpallja i padëshirueshëm i Grubit, nuk e ka dëmtuar partinë.

Më 18 dhjetor autoritetet në Shkup njoftuan shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Grubit, nën dyshimet për mashtrim me Lotarinë Shtetërore së bashku me ish-drejtorin e saj, Përparim Bajrami, raporton VOA.

Grubi dhe Bajrami, janë arratisur nga vendi dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Rexhepi shtoi se ish-zëvendëskryeministri duhet të kthehet në vend, e të përballet me drejtësinë, për të vërtetuar siç tha ai, atë që vetë Grubi ka thënë, se është i pafajshëm.

Shpërndaje në: