Sali Berisha kërkon debat televiziv me Edi Ramën
Në takimin e zhvilluar në Lezhë, Sali Berisha ka sfiduar Edi Ramën në një debat televiziv. Ai thotë se kryeministri duhet t’u shpjegojë pensionistëve se përse ata marrin më pak se në shtetin fqinj, Malin e Zi.
“ADN-ja jonë është një ADN e veçantë. Ajo ka vlerat, ajo ADN është dashuria për vendin, për familjen, respekti për dinjitetin njerëzor, respekti për lirinë e tjetrit, toleranca.
Ne jemi demokratë sepse jemi tolerantë. Kurrë mos e harroni këtë.
Në qoftë se ne, nga dita e themelimit deri sot, erdhëm dhe shkojmë të sigurt drejt fitores, sepse ne nuk ramë kurrë në kurthet e të tjerëve, por qëndruam tolerant ndaj mendimit ndryshe, ndaj qëndrimit ndryshe.
Dhe njëherë ua them unë këtu, kurrë mos qëndroni në një parti që nuk ju lejon të thoni mendimet tuaja, nuk është më parti e njerëzve të lirë ajo.