Yamal para El Classicos: Jam këtu për trofeun tim të parë me Barcelonën
Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Yamine Yamal ka thënë se është gati që të ndeshet me Real Madridin sonte.
Ai beson në fitoren e katalunasëve, ku ka deklaruar se ky do të jetë trofeu i tij i parë me Barcelonën.
”Jam këtu për trofeun tim të parë me Barcelonën. Jam këtu për të”, ka thënë spanjolli.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet sonte nga ora 20:00, kjo ndeshje do të shpallë fituesin e Superkupës së Spanjës.
Kjo sfidë do të zhvillohet në Arabinë Saudite, ku do të sjellë një atmosferë të zjarrtë për këtë duel interesant.