Artan Behrami mbështetet nga simpatizantët e PDK-së kur prezantohet si kandidat për deputet
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë para përkrahësve të PDK-së në tubimin e hapjes së fushatës zyrtare.
Hamza i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe entuziazmin dhe që besojnë tek ai. Salla më e madhe në Kosovë është salla “1 Tetori”, por prapë ishte e vogël për t’i zënë të gjithë simpatizantët e PDK-së dhe Bedri Hamzës.
Gjatë tubimit janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë.
Ajo që ka rënë në sy është emri i Artan Behramit.
Kur është prezantuar ai si kandidat për deputet, simpatizantët e PDK-së e kanë pritur me duartrokitje dhe brohoritje masive.
Entuziazmi i simpatizantëve të PDK-së për kandidaturën e Artan Behramit ishte i veçantë dhe kjo është vërejtur gjatë tubimit të sotëm.