Rrahman Rama në Skenderaj: Takova miq e dashamirë të cilët i falënderoj për pritjen

Rrahman Rama në Skenderaj: Takova miq e dashamirë të cilët i falënderoj për pritjen

Pas përfundimit të tubimit madhështor hapës të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, kandidati për deputet me numrin 7 në listën e PDK-së, Rrahman Rama, ka vazhduar takimet e tij me qytetarë në terren.

Sonte, Gjenerali Rama qëndroi në Skenderaj, ku u prit ngrohtësisht nga familja e Behram Gecit dhe shumë qytetarë të tjerë të kësaj ane. Ky takim konfirmoi mbështetjen e fuqishme që PDK-ja dhe kandidati i saj po marrin nga çdo cep i Kosovës.

“Pas tubimit në Prishtinë, i vazhduam takimet qytet më qytet. Sonte isha në Skenderaj, ku takova miq e dashamirë të familjes së Behram Gecit, të cilët i falënderoj për pritjen,” ka shkruar Rrahman Rama në një postim të tij.

Gjithçka po dëshmon se mobilizimi për numrin #7 dhe për PDK-në po rritet me hapa të sigurt në prag të zgjedhjeve.

#PDK131 #Rr7

 

Shpërndaje në: