Abdixhiku hap fushatën në Prishtinë: Jo më bredhje nëpër botë për shërim, spitali të ri 500 milionë euro

Abdixhiku hap fushatën në Prishtinë: Jo më bredhje nëpër botë për shërim, spitali të ri 500 milionë euro

“Jo më bredhje nëpër botë për shërim…”

Zotime të mëdha në shëndetësi artikuloi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili u zotua t’i jep fund “bredhjes nëpër botë për shërim” ku iu kthye premtimit për ndërtimin e spitalit të ri prej 500 milionë eurosh.

“Për të gjithë qytetarët tanë, që bredhin për shërim nëpër botë, për të gjitha familjet tona, këtu në Kosovë, do të ndërtojmë Spitalin e Ri të Kosovës, me plot 500 milion euro investim në të. Spital i ri, lokacion i ri, ndërtesa të reja, pajisje të reja – shëndetësi moderne siç e meriton vendi jonë bukur e përrallor!” – tha ai.

Shpërndaje në: