Daut Haradinaj: Mediat e bojkotuara nga Kurti dhe VV-ja, duhet të përgjigjen me të njëjtën monedhë

Daut Haradinaj: Mediat e bojkotuara nga Kurti dhe VV-ja, duhet të përgjigjen me të njëjtën monedhë

Kandidati për deputet nga AAK-Nisma, Daut Haradinaj, ka komentuar vendimin e kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për të bojkotuar disa nga mediumet në vend.

13 organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe lirisë së medias i kanë drejtuar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi janë thellësisht të shqetësuar me këtë vendim.

I shqetësuar me këtë gjë u deklarua edhe Haradinaj, i cili në një prononcim për ‘GazetaBlic’, tha se mediat që u bojkotuan nga i pari i qeverisë dhe partia e tij, duhe ta bëjnë të njëjtën gjë si përgjigje, duke bojkotuar aktivitetet e tyre.

“Do të ishte e udhës që edhe mediat që u bojkotuan nga Kurti dhe VV, t’i bojkotonin aktivitetet e tyre“, tha fillimisht Daut Haradinaj.

Tutje, ai tha se ikja nga debatet dhe përballja nënkupton se Kurti nuk ka me çka mburret për këto katër vjet që ja humbi Kosovës.

“Kurtin e kuptoj pse shmanget nga përballja, pasi nuk ka me çka mburret për këto katër vjet që ja humbi Kosovës, por mediat do të duhej të ja kthenin me të njëjtën monedhë“, përfundoi Haradinaj.

Shpërndaje në: