Jeta Rafuna: Le t’i japim vendit tonë perspektivën e merituar me Rrugën e Re dhe Kryeministrin Lumir Abdixhiku

Jeta Rafuna: Le t’i japim vendit tonë perspektivën e merituar me Rrugën e Re dhe Kryeministrin Lumir Abdixhiku

Jeta Rafuna, kandidate e LDK për deputete ka thënë se dëshiron t’i jap zë atyre që nuk dëgjohen mjaftueshëm, për të adresuar sfidat reale të jetës së përditshme dhe sipas saj për të krijuar politika që sjellin zgjidhje konkrete.

Ajo tutje kërkon mbështetje nga qytetarët.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, mbështetës e miq,

Sot e ndiej një përgjegjësi të madhe ndaj jush dhe ndaj vendit tonë.

Kam vendosur të kandidoj për deputete, sepse besoj thellësisht që ndryshimi nuk ndodh vetvetiu – ai kërkon guxim, përkushtim dhe vizion.

Unë, Jeta Rafuna Hasani, një qytetare e këtij vendi, një nënë, një bashkëshorte, dhe një grua që e di çfarë do të thotë të punosh për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. 🧑‍🧑‍🧒‍🧒

Jam rritur duke besuar se secili prej nesh ka një rol në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë, e në ketë drejtim edhe jam angazhuar secilën ditë për dy mandate në Kuvendin Komunal të Kryeqytetit, së fundi si shefe e grupit të LDK-së.

Unë po kandidoj sepse dua t’i jap zë atyre që nuk dëgjohen mjaftueshëm. Dua të jem përfaqësuesja juaj në parlament, për të adresuar sfidat reale të jetës së përditshme dhe për të krijuar politika që sjellin zgjidhje konkrete.

Por ky mision nuk mund të përmbushet pa ju. Mbështetja juaj është forca ime. Zëri juaj është inspirimi im. Bashkë mund ta bëjmë ndryshimin që të gjithë e dëshirojmë dhe e meritojmë.

Ju ftoj të më besoni dhe të më bashkoheni në këtë rrugëtim. Të ndërtojmë një të ardhme që reflekton ëndrrat e çdo qytetari, një të ardhme plot shpresë dhe mundësi për të gjithë.

Le t’i japim vendit tonë perspektivën e merituar me Rrugën e Re dhe Kryeministrin Lumir Abdixhiku.

Me besim dhe zemër të hapur, kërkoj mbështetjen tuaj.

Veç me ju bashkë, jam e sigurtë se ja dalim, andaj le të lidhemi fortë në këtë muaj elektoral dhe të festojmë fitoren bashkë me 9 shkurt, e të qëndrojmë të lidhur përherë! 🫂

Me respekt të veçantë,
Jeta

#lumirabdixhiku1
#Jeta45
#LDK

Shpërndaje në: