Albana Bytyqi nga Prekazi: Ky vend i shenjtë na kujton se obligimi ynë ndaj atdheut është i përhershëm

Albana Bytyqi nga Prekazi: Ky vend i shenjtë na kujton se obligimi ynë ndaj atdheut është i përhershëm

Kandidatja e AAK për deputete, Albana Bytyqi ka shkruar për nisjen e fushatës zgjedhore në Prekaz.

Ajo tha se Prekazi është vendi ku u shkrua me gjak historia e lirisë dhe se iu kujton se obligimi i tyre ndaj atdheut është i përhershëm.

Postimi i plotë:

Në Prekaz, në vendin ku u shkrua me gjak historia e lirisë sonë. Prekazi nuk është thjesht një kujtim, por një frymëzim për brezat që vijnë, një dëshmi se sakrifica e familjes Jashari është themeli i shtetit tonë.
Ky vend i shenjtë na kujton se obligimi ynë ndaj atdheut është i përhershëm. Me këtë frymë të përkushtimit, nisemi në rrugëtimin tonë drejt fitores. Ky është momenti ynë për të vazhduar rrugën e sakrificës, për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë.
Lavdi!🙇‍♀️

Shpërndaje në: