Presidenti i Panamasë: Deklaratat e Trump do ia nisim Këshillit të Sigurimit të OKB

Presidenti i Panamasë: Deklaratat e Trump do ia nisim Këshillit të Sigurimit të OKB

Presidenti i Panamasë Jose Mulino kërcënon se do të paraqesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara njoftimet e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump se SHBA do të marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë, tha ish-presidenti i Panamasë, Ernesto Baladares.

Mullino pret që Trump të marrë detyrën më 20 janar përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Baladares tha se Mulino ia tha këtë gjatë një takimi të mërkurën në pallatin presidencial, ku liderët e Amerikës Latine u takuan me liderin e opozitës venezueliane Edmundo Gonzalez, raportoi Politico.

Trump tha të martën se ai nuk përjashton përdorimin e forcës ushtarake për të kthyer Kanalin e Panamasë, të cilin SHBA ia dha Panamasë një çerek shekulli më parë.

Në javët e fundit, Trump ka pohuar se ushtarët kinezë dyshohet se kontrollojnë Kanalin e Panamasë, i cili operohet nga Autoriteti i pavarur i Kanalit të Panamasë.

Trump u ankua gjithashtu për tarifat e tranzitit të paguara nga anijet amerikane dhe kërcënoi se do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë.

Mulino tha muajin e kaluar se Kanali i Panamasë do të mbetet territor panamez./euronews

Shpërndaje në: