Leverkuseni i Xhakës e fiton derbin e zjarrtë ndaj Dortmundit
Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Borussia Dortmundit.
Dueli i zhvilluar në “Signal Iduna Park” u mbyll me fitore 2:3 të “farmaceutikëve”, ndeshje kjo që i takoi javës së 16-të në Bundesligë.
Tella kaloi mysafirët në epërsi në minutën e parë të ndeshjes.
Nuk vonoi shumë dhe Schick e dyfishoi epërsinë shtatë minuta më vonë.
Në minutën e 12-të, Gittens shënoi për të ngushtuar rezultatin, kurse shtatë minuta më vonë, Schick shënoi për 1:3.
Krejt çfarë bënë vendasit ishte edhe goli i dytë I shënuar në minutën e 79-të nga Guirassy.
Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen, duke qenë lider i mesfushës së kampionit në fuqi të Gjermanisë.
Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Bayern Munich që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Dortmundi mbetet përkohësisht në vendin e gjashtë me 25 pikë të grumbulluara.