Ambasadori amerikan: SHBA do të kundërshtojë me çdo kusht aktivitetet antikushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë

Ambasadori amerikan: SHBA do të kundërshtojë me çdo kusht aktivitetet antikushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të kundërshtojnë aktivitetet antikushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë, siç është festimi antikushtetues i 9 janarit në Banja Luka.

Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së në BeH, Michael Murphy, pas një takimi me anëtarin e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq.

“Përsërita vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar aktivitetet anti-Dayton dhe riafirmova angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës,” tha Murphy.

Në Bosnje dhe Hercegovinë Njësia e RS shënoi 9 janarin, ditën antikushtetuese të RS, pavarësisht paralajmërimeve nga OHR, Brukseli dhe Uashingtoni.

Dita antikushtetuese e RS u shënua pavarësisht paralajmërimeve nga OHR, Brukseli dhe Uashingtoni

Në vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, thuhej se e drejta e Republikës Srpska për të festuar ditën e Republikës nuk është kontestuar, por nuk mund të jetë 9 janari, sepse ajo datë “nuk është e pranueshme për të gjithë qytetarët”.

Autoritetet në RS e shënojnë këtë datë si ditën e themelimit të Republika Srpska.

Përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve nuk morën pjesë në miratimin e deklaratës dhe këta dy popuj e shohin 9 janarin si fillimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe fillimin e spastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit kundër popullatës joserbe. /REL

Shpërndaje në: