Nutricionisti i Baselit që ishte pjesë e e ekipit të Ronaldos: I them Shaqirit ha më shumë
Jose Blesa është nutricionisti i skuadrës së Baselit, kurse dikur kishte punuar edhe me yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
Meqenesë ai është pjesë e klubit zvicran, tregon për këshillat që ia jep Xherdan Shaqirit, ish-lojtarit të Kombëtares së Zvicrës, shkruan Indeksonline
Në një intervistë për “Blick”, Blesa tregoi se pas ndeshjeve me Baselin, gjithmonë e inkurajon Xherdan Shaqirin që të hajë më shumë.
“Pas ndeshjeve në shtëpi ne hamë të gjithë së bashku në zonën VIP. Ndonjëherë më duhet ta inkurajoj Xherdan Shaqirin që të hajë më shumë. Sigurisht që ai gjithmonë dëshiron të jetë në formë të mirë. Por, pas një loje, është e rëndësishme që të ushqeheni mirë”, tha Blesa
Eksperti i kësaj lamie, tha se në një skuadër duhet të ketë plan individual të të ushqyerit, duke krahasuar portierin me mesfushorin.