Hamza takohet me ekspertin e Teknologjisë së Informacionit: Do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka takuar ekspertin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Uranik Begu.
Hamza e vlerësoi si kuadro të vendit duke thënë se me Uranikun, derisa premtoi se do ta digjitalizon sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore
Postimi i plotë:
Një kafe me Uranikun, një prej ekspertëve më të mirë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Unë do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në një platformë digjitale, tërësisht të integruar dhe efikase, do t’i lidhim të gjitha nivelet e kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore.
Ne biseduam edhe për shtyllat e zhvillimit të këtij sektori, që janë kompletimi i infrastrukturës së nevojshme, edukimi dhe shtimi i kuadrove, i cili nxit krijimin e bizneseve të reja në sektorin e ICT-së.
Edhe mësimdhënien, proceset në sistemin e drejtësisë, administratën dhe shërbimet publike synojmë t’i digjitalizojmë.
Kosova mundet ma mirë! #PDK131