Granit Xhaka për mbjelljen e flokëve: E pyeta Xabi Alonsonin, të gjithë ishin dakord!
Granit Xhaka, mesfushori i Bayer Leverkusenit ka folur për herë të parë në lidhje me mbjelljen e flokëve që e bëri gjatë dhjetorit të vitit të kaluar në Kosovë.
Xhaka në një intervistë për “Blick”-un tha se fillimisht e pyeti trajnerin e tij, Xabi Alonson dhe më pas udhëtoi drejt Kosovës, shkruan Indeksonline
Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës tha se të gjithë ishin dakord dhe se nuk paraqet ndonjë problem për ta bërë një gjë të tillë.
“Fillimisht e pyeta Xabi Alonsonin nëse ishte në rregull ta bëja këtë trajtim. Pas kontrolleve të hollësishme mjekësore për alergji të mundshme, të gjithë ranë dakord. Nuk paraqet asnjë rrezik.
“Unë u nisa drejt Kosovës menjëherë pas ndeshjes së fundit. Më mungonin flokët anash.
“Nuk kishte ndonjë koment negativ në dhomat e zhveshjes. Të gjithë më kanë dhënë komente pozitive. Shumë njerëz e mbajnë sekret, por për mua është krejt normale.
“Në mënyrë të qetë ka reaguar edhe trajneri Xabi Alonso”, tha Granit Xhaka gjatë një interviste për “Blick”-un.
Kujtojmë se skuadra e Leverkusenit dhe Xhaka sonte kthehen në aksion në Bundesliga, pasi luajnë ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.