Abdixhiku: Asnjë tendencë korruptive në qeverisjen time nuk do ta tolerojë

Abdixhiku: Asnjë tendencë korruptive në qeverisjen time nuk do ta tolerojë

Kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se nuk do ta tolerojë “asnjë tendencë për korrupsion” në qeverinë e udhëhequr prej tij.

“Unë, si Lumir, asnjë tendencë për korrupsion në qeverinë time nuk do ta tolerojë. Do ta luftojë, do ta gjykojë, do ta trajtoj menjëherë. Jo me thënë ‘Ju çmendi Nagipi’. Nagipi 36 milionë euro dëme, 111 kontrata njëburimore… ‘ju çmemdi’”, tha Abdixhiku.

Ai kritikoi sjelljen e kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale, duke shtuar se “ai nuk duhet ta pengojë”, teksa shtoi se kreu i qeverisë nuk duhet ta përdorë Prokurorinë m’i sulmu kundërshtarët politikë.”

Abdixhiku sfidon Kurtin në debat: Le ta zgjedh edhe publikun e vet

Shpërndaje në: