Selmanaj për Kurtin: Po e kthen qeverisjen në monolog, s’jep përgjegjësi – vetëm propagandë e mashtrim
Kandidati për deputet nga LDK, Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për bojkotin ndaj mediave për ballafaqim në debat.
Selmanaj shkruan se “Kurti po e kthen qeverisjen në monolog”.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po e kthen qeverisjen në monolog – as debat, as llogaridhënie, as përgjegjësi, vetëm propagandë e mashtrim!
Kur mbyll dyert e ballafaqimit dhe të medieve, e vetmja gjë që mbetet hapur janë xhepat e tij!