Bedri Hamza në Suharekë: Do ta krijojmë një agjenci one-stop-shop për t’i lehtësuar dhëniet e lejeve për investitorët privatë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar Group” në Suharekë, për të cilën ka thënë se është dëshmi se energjia solare është edhe një mundësi e mirë ekonomike.
Hamza tutje tha se do të krijojnë një agjenci one-stop-shop për t’i përshpjetuar dhëniet e lejeve për investitorët privat.
Postimi i plotë:
Muqa Solar Group në Suharekë është dëshmi se energjia solare është edhe një mundësi e mirë ekonomike. #MaMirë si dritare të re për energjinë e rinovueshme do ta krijojmë një agjenci one-stop-shop për t’i përshpejtuar dhe lehtësuar dhëniet e lejeve për investitorët privatë.
Kjo agjenci do t’u shërbejë edhe qytetarëve që duan të instalojnë panele diellore për shtëpitë, bizneset apo fermat e tyre, duke u ofruar zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë.
Kosova mundet ma mirë! #PDK131