Haziri për Qeverinë: Është mbuluar çdo lloj dështimi duke e arsyetuar e prezantuar si sukses
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Klan Kosova është shprehur se Qeveria ka mbuluar çdo dështim.
Ai është shprehur se përpos se janë mbuluar dështimet, sipas tij ato janë prezantuar si sukses.
“Është mbuluar çdo lloj dështimi që e kanë pasur, duke e arsyetuar, duke e kamufulluar dhe duke e prezantuar si sukses dhe kjo është më e keqja, sepse kur e ballafaqon realitetin dhe thua që deficiti tregtar për shembull është trashëguar si problem i sektorit, si problem i politikave fiskale apo si problem çfarëdo qoftë në Kosovë, ne jemi munduar me e përmirësu, cili është ai përmirësim? Sepse dallimi është shumë më i madh”, është shprehur Haziri.