AAK me partnerët e koalicionit më 11 janar bëjnë nderime në Prekaz, të nesërmen e fillojnë fushatën në Prishtinë

AAK me partnerët e koalicionit më 11 janar bëjnë nderime në Prekaz, të nesërmen e fillojnë fushatën në Prishtinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, bashkë me partnerët e koalicionit, ka njoftuar se më 11 janar, në ditën kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, do të bëjnë nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Haradinaj ka thënë se me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori në kryeqytet do të fillojnë fushatën zgjedhore.

Kryetari i AAK, ka theksuar se prioritet i kësaj partie është anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe se AAK është e gatshme për të udhëhequr vendin drejt një të ardhme më të mirë.

Në anën tjetër, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se vendi ka nevojë më shumë se kurrë që të kthej sigurinë dhe të ndërtojnë partneritetin me miqtë ndërkombëtare.

Shpërndaje në: