Artistët meksikanë kërcënohen me jetë nga karteli i drogës, shteti u ofron mbrojtje

Artistët meksikanë kërcënohen me jetë nga karteli i drogës, shteti u ofron mbrojtje

Autoritetet në Meksikë po ofrojnë mbrojtje shtetërore për këngëtarin e famshëm meksikan, Natanael Cano, dhe artistë të tjerë pasi një kartel droge në veri të Meksikës publikisht i ka kërcënuar.

Fotografi të një baneri me kërcënimin për jetën e Canos dhe disa artistëve të tjerë në rajonin Sonora qarkulluan në rrjetet sociale gjatë fundjavës.

Baneri ishte nënshkruar nga “Jalisco Matasalas”, një grup brenda kartelit Sinaloa i njohur si Chapitos. Banda i ka akuzuar këngëtarët se kanë “ndihmuar financiarisht” një bandë rivale të njohur si Salazares.

“Kjo është hera e fundit që ju do të merrni një paralajmërim, në kohë që të ndaloni. Shikoni punët tuaja. Nëse nuk i kushtoni vëmendje këtij paralajmërimi, do të vriteni”, shkruhej në baner.

Prokurorët kanë thënë se kanë nisur hetim pas mesazhit kërcënues, raportoi AP./koha

Shpërndaje në: