Abdixhiku takon kryetarët e degëve të LDK: Me 9 shkurt do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton

Abdixhiku takon kryetarët e degëve të LDK: Me 9 shkurt do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton

Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiki priti në takim kryetarët e degëve nga e gjithë Kosova si konfirmim për ringritjen e kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë se degët anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitore.

Tutje ai shkruan se me 9 shkurt do ta sjellin ndryshimin e madh që Kosova e meriton.

Postimi i plotë:

Gati për hapjen e madhe!
Gati për fushatën elektorale!

Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike, prita në takim kryetarët e degëve tona nga e gjithë Kosova si konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm.

Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren tonë të madhe. Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet!

E kësaj mbështetjeje të gjerë dhe të palëkundur qytetare ne i përgjegjemi me ekipin më të mirë, me programin Rruga e Re të përpiluar nga 270 ekspertë, dhe me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar të ardhmen e ndritshme në Kosovë – për secilin qytetar, dhe për secilën familje!

Prandaj me 9 shkurt, bashkë me qytetarët e vendit, do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton. Sepse bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë për të gjithë. 124 është numri i ndryshimit, 9 shkurti është dita e fitores!

Bashkohu me ne, dhe bëhu ndryshimi!

Shpërndaje në: