Zjarret djegin lagje të tëra në Kaliforni, përfshirë zonën VIP
Një zjarr masiv që u përhap si pasojë e erërave të forta është shtrirë në të gjithë zonën e njohur si Pacific Palisades të Los Anxhelesit, ku jetojnë shumë yje të shoëbiz-it amerikan.
Autoritetet lokale deklaruan se rreth 30 mijë banorë morën urdhra evakuimi, ndërsa të tjerë u detyruan të braktisnin makinat dhe të largoheshin në këmbë për shkak të rrugëve të bllokuara.
21Ndonëse autoritetet nuk mundën të jepnin një numër të saktë të strukturave të dëmtuara, kreu i zjarrfikësve të Los Anxhelesit deklaroi se rreth 10 mijë shtëpi kërcënohen nga zjarri.
Zjarri ra pas fillimit të stuhisë së erërave të pagëzuar me emrin “Santa Ana”. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar paralajmëroi se stuhia mund të jetë më e fuqishmja që godet jugun e Kalifornisë në më shumë se një dekadë.
Zyrtarët deklaruan se shkaqet e sakta të zjarrit janë ende të panjohura dhe shtuan se, për momentin nuk ka persona të lënduar.
Zjarri pritet të zgjasë për disa ditë dhe rrezikon të përfshjë edhe zona që janë prekur ndjeshëm nga thatësira./euronews