Çudit Murati me postimin, në fushatë i kujtohet se duhen votat e opozitës për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare
Kur kanë mbetur edhe një muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ministri i Financave, Hekuran Murati, është kujtuar që për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare i janë nevojitur votat e partive opozitare.
Në një shkrim në profilin e tij në ‘facebook’, Murati ka thënë se për t’i kaluar marrëveshjet duhen dhe ndihma e opozitës dhe se Qeveria Kurti po e përmbyll mandatin pa i votuar marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura.
Sipas tij, opozita ka vendosur të mos i votojë, duke “i bërë opozitë shtetit, duke menduar që po e dëmton qeverinë”.
“Për kalim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota, që nënkupton se përveç votave të pozitës, nevojiten edhe votat e opozitës në mënyrë që të mundësohet kalimi i tyre.