Albin Kurti nuk linte studio televizive kur ishte në opozitë, a po i frikësohet tash si kryeministër?
Derisa fushata zgjedhore ka filluar nga partitë politike për zgjedhjet e 9 shkurtit, media qëndron një “shtëpi” për politikanët që ta prenzatojnë veten, të arriturat dhe planet përballë analistëve në studio televizive. Ani pse shumica e partive po e shfrytëzojnë këtë, partia në pushtet Vetëvendosje po ka frikë të ballafaqohet me kundërshtarët politik dhe analistët, shkruan Periskopi.
Por pse Kurti dhe Vetëvendosje po frikësohen?
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti që tani është në fund të mandatit, vazhdimisht është kritikuar për keqqeverisje gjatë këtye 4 viteve. Ndërkombëtarët e kritikonin për moskoordinim, raportet ndërkombëtare e nxjerrnin si qeveri të korruptuar dhe në anën tjetër zbuloheshin skandalet korruptive dhe nepotizimi brenda qeverisë.
Përkundër krejt këtyre, kryeministri Kurti i cili edhe vet është ftuar disa herë nga Prokuroria Speciale për intervistim si dëshmitar, po i mban afër vetës njerëz të cilët dyshohen për afera të ndryshme.
Mediat sllovene publikuan skandalin e madh financiar, ku ishte i përfshirë politikani slloven, njëherit kryetar i Partisë së Lirisë, Robert Golob. Në aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas mediave sllovene, Martin Berishaj dyshohet se i ka bartur 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij në Mal të Zi, tek politikani slloven, Robert Golob.
Edhe pas kësaj Martin Berishaj përveç se ende vazhdon ta mbaj pozitën e amabasadorit, ai kishte marrë perkrahje edhe nga kryeministri Kurti, Konjufca e anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë këtij mandati të Vetëvendosjes kryeshefi i Koorporates Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’.
Në anën tjetër ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ishtë marrë në pyetje për skandalin me rezerva shtetërore.
Atë kohë ishin publikuar audio-incizime të cilat dëshmonin skandalin brenda MINT.
MINT kishte porositur me kontrata njëburimore disa mallra për rezervën shtetërore, megjithatë një sasi e madhe e tyre nuk kishte arritur. Fjala ishte për miell, sheqer e vaj.
I përfshirë ishte edhe njeriu i afërt i Kurtit, pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.
Muharremi ishte arrestuar nga Policia dhe ishte intervistuar nga Prokuroria Speciale për përfshirjen në skandalin me rezerva shtetërore.
Hiç më mirë nuk ishte situata as brenda ministrisë së Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu.
Dy zyrtarët e lartë të MMPHI-së u prangosën pas raportimeve të mediave rreth keqpërdorimeve dhe vjedhjeve multimilonëshe me borxhin e ambalazhuesve te ujit nga ministria e Aliut.
Ndërsa në fund të vitit 2024 Periskopi kishte raportuar në vazhdimësi se Ministria e Bujqësisë kishte jap grante për njerëz të afërt, duke përfshirë këtu vëllaun dhe dajën e deputetës së Vetëvendosjes Fitore Pacolli nga 100 mijë euro. Madje Peci me 100 mijë euro grant e kishte shpërblyer edhe këshilltarin e jashtëm, Naim Huruglica.
Kryeministri Kurti para se të vinte në pushtet shkonte në çdo studio televizive, por tani në pushtet përvec Radio Televizionit Publik, nuk është i pranishëm në media tjera.
Madje, Kurti gjatë mandatit të tij në vazhdimësi ka sulmuar mediat dhe vitin e kaluar edhe “Indeksi i Reporterëve pa Kufij” ka treguar për një rënie të madhe të lirisë së mediave në Kosovës.
Në raport Kosova ishte renditur 19 vende më poshtë se vitin paraparak. Ky vlerësim u konsideruar si me negative që ka marrë Kosova ndonjëherë në fushën e lirisë se mediave. /Periskopi/