Grabovci: Do të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Grabovci: Do të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Valon Grabovci është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së nga qyteti i Pejës.

Në një postim në ‘Facebook, Grabovci tha se e përfaqëson me krenari qytetin e Pejës në garën e madhe zgjedhore, duke qenë pjesë e ekipit që udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

Sipas tij, PDK-ja përfaqëson forcën e ndryshimit dhe angazhimin për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme.

Ai zotohet se do të punojë për të sjellur zërin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Shpërndaje në: