Policia mbyll një ndërtesë në veri që funksiononte si zyrë tatimore e Ministrisë së Financave të Serbisë
Policia e Kosovës ka mbyllë një objekt në veri të vendit ku dyshohet se kanë funksionuar strukturat paralele të Serbisë, si zyrë tatimore, e cila ishte degë e Ministrisë së Financave të Serbisë
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se njerëzit që kanë qenë aty janë larguar, por se nuk ka pasë arrestime.
“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona, ka funksionuar si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”, tha Elshani për Express.
Elshani tha se rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve.