Punësimet në KEK para zgjedhjeve, Bajrami për Kurtin: Po përdor çdo mjet për të shpëtuar veten-manipulim

Punësimet në KEK para zgjedhjeve, Bajrami për Kurtin: Po përdor çdo mjet për të shpëtuar veten-manipulim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke përdorur ndërmarrjet publike si “instrumetn të fushatës zgjehdore”, shkruan Periskopi.

Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka përmendur punësimin e 220 personave në KEK pak para zgjedhjeve dhe hapjen e konkursit në ShSKUK për 370 pozita.

“Pyetja është: Pse këto pozita u ruajtën për kaq gjatë dhe po shpallen pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve?

Është e qartë se ky konkurs nuk ka për qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por është një tjetër mashtrim dhe manipulim elektoral. Gjithashtu, është e kuptueshme që edhe sikur konkursi të hapet sot, si proces nuk do të përfundojë para datës 9 shkurt. Pra, është manipulim dhe maltretim i qytetarëve për të ju marrë votën”, ka shkruar Bajrami mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

Ligji për Ndërmarrje Publike, thotë se nuk mund të bëhesh drejtor në ndërmarrje publike nëse në 36 muajt e fundit ke mbajtur ndonjë post politik. Ndërsa, Albin Kurti, duke qenë kryeministër i vendit, për një çast jo vetëm që ushtroj pozitën e drejtorit të KEK-ut, por edhe atë të drejtorit të burimeve njerëzore.
Kjo është shkelje ligjore – ky është keqpërdorim i ndërmarrjeve publike për blerje votash.
Para dy ditësh në KEK, Kurti shpërndau 220 kontrata punësimi, duke e shndërruar një ndërmarrje publike në instrument të fushatës së tij zgjedhore. Këto punësime, të maskuara si “në funksion të mihjes dhe prodhimit të qymyrit” siç e tha ai vetë, janë asgjë më shumë se një përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale me metoda të paligjshme – komplet të paligjshme.
Dhe manipulimi vazhdon!
Drejtori i SHSKUK-së, para katër ditësh paralajmëroi hapjen e një konkursi për 370 pozita që kanë qenë të mbajtura nga ushtrues detyre për më shumë se 10 vite.
Pyetja është: Pse këto pozita u ruajtën për kaq gjatë dhe po shpallen pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve?
Është e qartë se ky konkurs nuk ka për qëllim reformimin e sistemit shëndetësor, por është një tjetër mashtrim dhe manipulim elektoral. Gjithashtu, është e kuptueshme që edhe sikur konkursi të hapet sot, si proces nuk do të përfundojë para datës 9 shkurt. Pra, është manipulim dhe maltretim i qytetarëve për të ju marrë votën.
Albin Kurti ka një hall të madh, ai po e di mirë që mbështetja për të ka rënë. Në mungesë të rezultateve konkrete për qeverisjen e tij katër vjeçare “krejt dhe drejt” tani po përdor çdo mjet për të shpëtuar veten. Por koha e fushatave me manipulime dhe premtime boshe po merr fund, 9 shkurti është afër. Ndryshimi po vjen.
LDK 124✅
LumirAbdixhiku 1✅
Hykmete Bajrami 6✅

Shpërndaje në: