Krenar Xhaferi: Investimet që i kanë ndodhë Prishtinës me LDK-në, nuk i kanë ndodhur për 10 vite
Kandidati i LDK-së për deputet dhe drejtori i investimeve kapitele në Prishtinë, Krenar Xhaferi ka falenderuar partinë për mundësinë që ta udhëheqë njërën nga drejtorit më të rëndësishme në kryeqytet.
Xhaferi i ftuar në Kanal10 ka përmendur disa nga projektet që janë realizuar në Prishtinë.
“Investimet që i kanë ndodhë Prishtinës unë kujtoj që janë investime që nuk i kanë ndodhur për 10 vite. E ke unazën e brendshme që është duke u punuar ka pasur të përmbyllet në fundvit, por është shty për shkak se këto projketet e mëdha nganjëherë krijojnë këso situata të tilla që shtyhen për 3-4 muaj. Rruga A ka pasur fatin e keq që të ndalet nga Gjykata Komerciale se përndryshe sot e kishim pas të përmbyllur, e ke vazhdimin e rrugës B në pjesën e poshtme”, ka thënë mes tjerash Xhaferi.
Postimi i plotë: