Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Kosovë
Një tërmet me magnitudë 3.3 ka goditur veriun e Shqipërisë mbrëmjen e sotme, më 6 janar 2025, dhe është ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 20:22 dhe ka pasur epiqendrën 9 kilometra në veri të Kukësit, Shqipëri, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti ka ndodhur 24 km në perëndim-jugperëndim të Prizrenit, Kosovë, dhe 9 km në veri të Kukësit, Shqipëri dhe ka magnitudë 3.3 shkallë Rihter.