Abdixhiku nga Podujeva: Populli i Kosovës kërkon ndryshim

Abdixhiku nga Podujeva: Populli i Kosovës kërkon ndryshim

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abidxhiku, ka zhvilluar një takim të suksesshëm në fshatin Sallabajë të Podujevës, ku u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët.

Abidxhiku theksoi se populli i Kosovës është i vendosur për ndryshim dhe ka mbështetje të madhe për LDK-në, e cila tashmë është një forcë e konsoliduar dhe e gatshme për të udhëhequr vendin.

Ai nënvizoi se ndryshimi është misioni i LDK-së dhe ftoi qytetarët të mbështesin numrin 124 për një të ardhme më të mirë.

E plotë:

Sonte qëndruam në fshatin Sallabajë të Podujevës!

Sërish, edhe këtu, interesim i madh, pritje e ngrohtë, entuziazëm i jashtëzakonshëm si në secilin takim tjetër në Kosovë!

Populli i Kosovës kërkon ndryshim!

Populli i Kosovës ka kohë që ka kërkuar një LDK si kjo. Këtë LDK tashmë e ka! Prandaj e mbështetë, prandaj e mbronë, prandaj e lartnon!

124 është numri jonë!

Ndryshimi, është misioni jonë! ✌️

Shpërndaje në: